Politika 7 July 2024, 18:29 Nga VNA

Protestoni për familjet tuaja, imja i ka punët në terezi…

Ndaje në Whatsapp

Sekretarja për marrdhëniet me publikun në PD Jola Hysa ka bërë sot thirrje që shqiptarët ti bashkohen protestës së opozitës në 11 korrik jo vetëm për veten, por dhe për familjen që sipas saj po degradon dita ditës. Në fakt bashkëshorti i Jola Hysës, Leonard Kadrimi u arrestua në 14 prill të këtij viti me akuzën e prokurorisë për tjetërsimin e 448 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në qytetin e Durrësit.

Qytetarët dhe opozita duhet të protestojnë ndaj kësaj qeverie në mënyrën më të ashpër dhe të fortë të mundshme. Por të ringresh shpresën tek shqiptarët e dërrmuar nga korrupsioni 11 vjeçar duhet moral dhe besim. Dhe këto dy cilësi nuk mund ti gjesh tek ata që kanë merakun e familjeve të shqiptarëve e nuk kërkojnë së paku ndjesë për korrupsionin e familjes së tyre!

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme