Politika 5 July 2024, 16:02 Nga VNA

Rama e inaguron me iso dhe daulle tunelin e Llogarasë që do e paguajmë dy herë

Ndaje në Whatsapp
Rama e inaguron me iso dhe daulle tunelin e Llogarasë që do e

Siç e do tradita e propagandës, kryeministri Edi Rama është pritur me iso dhe daulle gjatë inagurimit të tunelit të Lllogarasë.

Më pas Rama u ngjit në autobusin me qytetarë për të përshkuar tunelin 6 km, i cili edhe pse u ndërtua me paratë e buxhetit të shtetit, do t’i vihet një tra me pagesë prej 5 eurosh për këdo që do kalojë.

Pra, thënë më thjeshtë me iso apo pa iso, do paguajmë sërish për një investim që është bërë me paratë e taksave tona.

“Llogara, Vlorë – Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, që sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet edhe motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Rama në Facebook.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme