Politika 4 July 2024, 22:42 Nga VNA

Dy tenderat pa garë për restorantin e Beqajt, gazetarja Ola Xama nxjerr detaje: Prokurimet i fitoi aksioneri i hotelit të kompanisë “5D”

Ndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i SASPAK, Ilir Beqja u arrestua sot nga policia me akuzën e GJKKO-së për lëshimin e faturave fiktive dhe përfitimit të padrejtë nga fondet e dhëna për Agjencinë e Koordinimit të Ndihmës së Huaj.

Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, se restoranti që dyshohet se është nën pronësinë e Beqajt lëshonte fatura fiktive dhe të dy tenderat pa garë i fitoi aksioneri i kompanisë “5D” të drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

“SASPAK, Agjencia e Koordinimit të Ndihmës Huaj ka patur fonde dhe donacione që jepeshin për Shqipërinë. Ajo zhvillonte festa që bëjnë të huajt në vendin tonë. Është kosntatuar që gjatë kohës që Beqja ka qenë nën hetim për koncesionin e sterilizimit, personi i besuar i drejtorit Beqja, ka dalë në përgjime duke folur me restorante për të lëshuar fatura fiktive. Agjencia jepte fonde sikur është ngrënë drekë, por  ajo nuk hahej dhe merreshin paratë. Merreshin paratë nga dy gara, njëra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prej 125 mijë eurosh dhe tjetra nga Ministria e Kulturës prej 380 mijë eurosh dhe nga SASPAK. SPAK, sipas hetimeve, dyshon se të dyja janë proceduar pa bërë garë dhe paratë kanë përfunduar te Beqja dhe është gjetur vetëm një faturë 41 mijë eurosh te restoranti Gzona. Por kompania që ka fituar të dyja këto procedura është e njëjta kompani, ajo që zotëron 27 për qind të aksioneve të “Mediterrian Investment Group” të kompanisë “5D Construksion” dhe sipas njoftimit të SPAK është duke hetuar për pastrim parash nga ana e kompanisë “Landwest International”-tha Xama.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme