Politika 2 July 2024, 14:38 Nga VNA

Mandati i Belerit/ KQZ mblidhet të enjten për të shqyrtuar vlefshmërinë e kryebashkiakut që ndodhet në burg

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Belerit/ KQZ mblidhet të enjten për të shqyrtuar

Në datën 4 korrik, KQZ njofton që do të zhvillojë një mbledhje për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit si kryetar bashkie në Himarë të Fredi Belerit.

KQZ bën me dije se senca do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa projektvenimi është propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, kur një agjent policie i ofroi atij vota për para. GJKKO e ka dënuar Belerin me 2 vite burg, për akuzat për korrupsion zgjedhor.

 

Njoftimi i KQZ:

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 04.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas:

  1. Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
  2. Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Gentjan Fiqiri Muça anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
  3. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Vau-Dejës, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, zj. Sanilje Reshit Salja”.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme