Politika 29 Qershor 2024, 15:51 Nga VNA

Përgjimet që zbuluan lidhjen e Astrit Avdylajt me Vangjush Dakon dhe surpriza që do i bënte Ramës në zgjedhjet e 2019-ës

Ndaje në Whatsapp
Përgjimet që zbuluan lidhjen e Astrit Avdylajt me Vangjush Dakon dhe

Ditën e sotme u arrestua kreu i grupit të Avdylive në Shijak, Astrit Avdyli, në shtëpinë e tij. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.

Avdyli është një personazh i botës së krimit që njihet për lidhjet e tij me njerëz të pushtetit në Partinë Socialiste. Kjo u faktua në përgjimet e “Bild” të publikuara në vitin 2019. Në ato përgjime, Avdylai dilte duke biseduar me ish kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe me vëllain e ish deputetit socialist, Ilir Ndraxhi, për të siguruar vota për Partinë Socialiste.

Klani kriminal Avdyli në atë kohë kërkonte që kryeministri Rama përmes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, të vendoste Ilir Ndraxhin si kandidat për deputet të Durrësit në listën e PS. Ndërkohë, Astrit Avdyli zotohej se do të punonte fortë, aq sa dhe kryeministri Rama do të surpizohej me një rezultat pozitiv 10 me 0.

Më poshtë po ju sjellim përgjimet e publikuara në Bild:

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Titi si je?

Astrit Avdyli: Si je Arjan, si je, çkemi?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë mirë

Astrit Avdyli: Ça bohet?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Hiç mirë, ja po luaj me çunin. Mirë jeni?

Astrit Avdyli: Asgjë të mora për qejf. Kam thirr andej apo akoma?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për ku ?

Astrit Avdyli: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait (Ilir Ndraxhi) apo jo?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo mo, ai tha që do takohet me ty, dje kishte qenë Juvja ose nuk e di. Takoi Julin dhe tha do vijë nesër. Mori në darkë vonë rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdyli: Po

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi:  Dhe pastaj do takohej edhe me atë. Por me Gjushin ( Vangjush Dako, kryetar i bashkise Durrës) në fakt takohet për punë pune...

Astrit Avdyli: Mirë mirë, unë po pres me një fjalë. Nëser, pasnesër më tha ai mua (Vangjush Dako, kryetar i bashkisë Durrës), kupton. E kena në xhep si më thon, e kupton vëllain tat.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po

Astrit Avdyli: Ne vetëm po presim, ai më tha mua në 25, ishte aty edhe Eltoni (Arbana). Eltonit i dha o të 10 o të 11.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Elton Arbana, epo mirë

Astrit Avdyli: Unë jam duke punuar këtu...me një fjalë tek lagjia ime me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuyar njerëzit, çdo njeri. E kam shumë shumë dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai siper (Edi Rama) që duhet të na shofi me një kështu...

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë

Astrit Avdyli: Do të jap një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet (Edi Rama)

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji telefon Julit, mos shkoni të pini kafe atje te puna.

Astrit Avdyli: Mirë, rrob zoti

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit

Astrit Avdyli: Po e kem, a se e bëj vetë pa merak

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit

Astrit Avdyli: Asgjënë

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirupafshim

 

Në një përgjim tjetër, Astrit Avdyli ka dijeni që Vangjush Dako kishte qenë me Edi Ramën deri vonë një natë më parë. Ai i thotë Dakos të anulojë shkuarjen në Ishëm për të siguruar që puna që ai kërkon të mbyllet nga drejtori i quajtur Ani, dhe më pas Dako të takohej me të dhe me Vath Allën. Kryebashkiaku bie dakord dhe ndryshon axhendën.

 

Astrit Avdyli: A të ka zënë gjumi mbrëmë se ke takuar Ramën, keni ndenjt, jeni kënaq?

Vangjush Dako: Hehehehe, ça bërë?

Astrit Avdyli: Ça bohet?

Vangjush Dako: Mirë mirë

Astrit Avdyli: Nga je vëllai?

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdyli: Hë vëlla

Vangjush Dako: Thoi byrazerit unë po iki për në Ishëm tani, tek ata çunat.

Astrit Avdyli: Jo tashi, ta lemë një çik më vonë se tani jam me çunat unë (Vath Alla)

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdyli: Këtej tek Zyra e Regjistrimit të Pronave, po pres Anin (Ani Dermishi, drejtori në Durrës). Ani do vijë të takojë ty apo...

Vangjush Dako: Alla aty janë apo..?

Astrit Avdyli: Vatha Alla është këtu me mua, drejtpërdrejt, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po të dëgjon tani

Vangjush Doko: Mirë takohemi në Durrësi atëherë

Astrit Avdyli: Jo, do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje. Do të takojmë atje nga dreka se s'bën. Ne të mbarojmë çik punë me Anin këtu. Po presim Anin se po shkon deri tek bashkia tha ai dhe po e pres këtu te Hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë mirë

Astrit Avdyli: Hajdë, të du fort vëllai jot

 

 

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme