Politika 27 June 2024, 21:58 Nga VNA

“Berisha po e çon PD për dhjamë qeni”, Basha: Do kallëzojmë në SPAK gjyqtarët e Apelit që morën vendimin për vulën

Ndaje në Whatsapp
“Berisha po e çon PD për dhjamë qeni”, Basha: Do

Lulzim Basha nga studio e “Open” në News24 tha se po shqyrtohet mundësinë që gjyqtarët e Apelit që ia kaluan vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës, të kallëzohen në SPAK, por edhe në KLGJ.

Basha tha se po shikohet nëse këta gjyqtarë kanë shpërdorur detyrën ose jo. Ai ka pretenduar se vendimi i Apelit është një pazar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke u shprehur se kjo Gjykatë nuk zbatoi atë vendimin e Gjykatës së Lartë që kërkonte një gjykim themeli. Basha tha se ekipi i juristëve do ndjekë deri në fund rekursin për logon dhe vulën e PD-së, ndërsa ai do angazhohet në takimet me qytetarët.

“Berisha dhe Rama janë dinosaurët që nuk duan të flitet për asgjë. Njëri thotë do mbaj vulën për tu mbrojtur nga amerikanët, tjetri thotë mbaj vulën ti se unë do mbaj pushtetin. Dhe po të jap dhe një lajm sonte, për të tre gjyqtarët po përgatitet materiali për të parë nëse mund t’i kallëzojmë në SPAK dhe në KLGJ. Prandaj po të them që ne jemi institucional”, u shpreh Basha.

Basha gjithashtu tha se ata që ndodhen në krah të Berishës kanë vënë shishen te rradha se kush do të bëhet kryetar pasi të ikë Berisha.

“Sali Berisha do e çojë PD në 2025 për dhjamë qeni, do i fusë krahun demokratëve. Do e ndjekim çështjen e logos së PD-së deri në Strasburg. Ne do të jemi në 2025 një alternativë për shqiptarët, me apo pa logo. Pazari i Berishës ka nisur me bashkimin e votave për lirimin nga burgu të të korruptuarve të Edi Ramës, me prishjen e komisionit për reformën zgjedhore, vijoi me vulën, dhe objektivi kryesor i të dyve është SPAK. E kanë gati” - u shpreh Basha.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme