Politika 26 June 2024, 20:15 Nga VNA

Ekipet e grupit E ndajnë nga 4 pikë, në fund e pëson Ukraina

Ndaje në Whatsapp
Ekipet e grupit E ndajnë nga 4 pikë, në fund e pëson Ukraina

Ekipet e Grupit E përfundojnë fazën e parë me llogari statistikore. Kjo për faktin se të katërta skuadrat e mbyllën me pikë të barabarta, por që golavarazhi pozitiv kalon në fazën tjetër Belgjikën dhe Rumaninë.

Belgjika e cila është një prej ekipeve që u paraqit jo në nivelin që pritej, edhe kundër Ukrainës nuk shkoi më shumë se barazim pa gola. Ndërsa Ukraina pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve që krijoi për të siguruar një rezultat pozitiv, nuk ia arriti të shënonte duke u renditur kështu e fundit në grup dhe duke i dhënë lamtumirën Europianit.

Në barazim u mbyll edhe dueli tjetër mes Rumanisë dhe Sllovakisë. Rezultati 1-1 gëzoi dy kampet, që festuan në fund avancimin në raundin e 1/8-ve.

Ndërsa sa i përketë fazës tjetër, Belgjika si vendi dytë gjen Francën përballë, ndërkohë që Sllovakia do të ndeshjet me Anglinë ose Spanjën.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme