Politika 29 June 2024, 17:35 Nga VNA

Asgjësimi i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Po bëhet për të ruajtur paktin e 2008-ës. Mos u çudisni nëse i mbyllin listat në seancën e fundit

Ndaje në Whatsapp
Asgjësimi i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Po bëhet për

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve euroatlantik, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me asgjësimin që po i bëhet reformës zgjedhore. Në një postim në Facebook, ai shprehet se kjo bëhet për të ruajtur Status-Quon 34-vjeçare, ose paktin famëkeq të 2008-ës.

“Nuk ka qene spostim i Alibeajt nga Reforma Zgjedhore, por thjesht ruajtja e status-quo-s 34 vjecare, me saktë e paktit famekeq te 2008. Secili çifligun e vete dhe brenda tij hallin e vet” – tha Alibeaj.

Alibeaj thotë se propozimet që bënë demokratët euroatlantik, për reformën zgjedhore i hiqte Ramës më së paku 8 mandate. Sipas tij, me Shqipërinë një zonë elektorale dhe listat e hapura, është e vetmja mundësi që jo vetëm të mundet Rama, por dhe e shkuara si sistem.

“Shqiperia 1 zone, ia hiqte Rames se paku 6-8 mandate qe i fiton qyl ne tavoline. Vetem keshtu i hiqej avantazhi i padrejte qe fitoi ne 2020 me heqjen e koalicioneve. Rama gjithesesi nuk mundet nese behen bashke partite e vjetra te halleve te medha (qofte edhe ne koalicion), por vetem nese mundesohet te behen bashke shqiptaret. Shqiperia 1 zone dhe Listat e hapura jane e vetmja mundesi qe jo vetem te mundet Rama, por te mundet e shkuara si sistem (me gjithe Ramen brenda)! Votimi elektronik do garantonte teknikisht listat e hapura dhe rezultat te atyperatyshem. E do hiqte nga kembet ferren e ushtrise se komisionereve, qe perben atavizmin e sistemit te vjeter elektoral e politik (tek sistemi patronazhist +komisionere Rama ka ngritur ngrehinen e vete te vjedhjes se pushtetit)

Vota e diaspores, (vote me te njejten garanci si shqiptaret brenda territorit, qe mesa duket tani jane me pak se votuesit shqiptare ne diaspore) u be e pamundur! Cfare ndodhi, eshte asgje me shume e asgje me pak, sesa ruajtja e sistemit te vjeter politik ne nje pazar okult te shemtuar me njeri-tjetrin! Per te mbrojtur secili pronen e vet! Per t’u mbrojtur nga SPAK! Duke spostuar e sakrifikuar te ardhmen e shqiptareve!” – tha Alibeaj.

Ai më tej paralajmëron se për të ruajtur pazarin okult,nuk duhet të çuditemi që një natë para seancës së fundit dikush të nxjerr një amendament për të mbyllur listat dhe të votohet nga 110 e kusur deputet, njësoj si amnistia.

“Mos u cudisni, kur nje nate para seances se fundit dikush te nxjerre nje amendament per te mbyllur listat, qe do votohet nga 110 e kusur deputete (ju kujtohet amnistia??!)

P.S.: 1- projektligji i nenshkruar prej meje eshte ne pritje te votimit ne seance

2- mohimi i se drejtes se votes efektive te shumices se shqiptareve qe ndodhen jashte Shqiperise, i ben zgjedhjet e ardhshme jolegjitime (..madje dikush mund te mendoje edhe te pavlefshme, dhe rruga per ne GJK mbetet gjithnje e hapur)

3- sistemi politik i vjeter heret a vone do hapet (me mire do ishte heret, pra tani, per te kursyer traumat politike dhe penale neser te kufomave politike)” – e mbyll reagimin Alibeaj.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme