Politika 4 July 2024, 22:28 Nga VNA

Shalsi: Kam dy netë pa gjumë për Pal Trashajn por nuk jam i sigurt nëse ja kanë sekuestruar banesën. Për guvernatorin nuk flas dot se dukem si halabak rrugësh

Ndaje në Whatsapp
Shalsi: Kam dy netë pa gjumë për Pal Trashajn por nuk jam i

U desh që të vetëvritej i ndjeri Pal Trashaj, historiani nga Lezha që ra viktimë e mikrokredive, që politikanët në Shqipëri të reagonin për skandalin që ka prekur mijëra qytetarë në vend. Por edhe kur vendosin të thonë dy fjalë, shprehin mendime të pabesueshme dhe ofenduese për çdo mendje normale.

I tillë ka qenë edhe reagimi i deputetit të Partisë Sociliste, Eduart Shalsi, i cili ka marrë guximin që të komentojë ngjarjen tragjike, duke thënë se ka dy ditë që nuk e bën gjumin e qetë.  Shalsi shkon më tej duke hedhur poshtë dhe hetimin e Prokurorisë dhe duke marrë në mbrojtje edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke thënë se anatemohet pa fakte dhe se ai nuk është prokuror.

Deputeti socialist madje vë në dyshim edhe arsyen e vetëhelmimit të 63-vjeçarit, duke thënë se Pal Trashajt nuk i kanë sekuestruar banesën.

“Unë nuk e bëj gjumin e qetë. Kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë. Është një kambanë alarmi. Janë shumë prej nesh që nuk e bëjnë gjumin e qetë nga ajo ngjarje. Por ama të përdorësh atë ngjarje për të sulmuar institucionet e pavarura, të cilat nga njëra anë bëjnë si të merakosura dhe nga ana tjetër hedhin edhe për të dezinformuar. Po merrem seriozisht me këtë ngjarje, po grumbulloj të dhëna, si ka ndodhur kush janë fajtorët, por nuk jam prokuror të them që i kanë marrë shtëpinë, kur nuk i kanë marrë shtëpinë. Nuk mund të flisni për Gent Sejkon si halabak rrugësh, është kreu i institucionit të pavarur. Mos u bëni specialistë të midhjes dhe peshkut, duke anatemuar me një fjalor aspak të denjë. Kam një thirrje për ju, më të kujdesshëm kur i drejtoheni institucioneve të pavarura”, deklaroi Shalsi.

Neve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i themi deputetit socialist punë të mbarë në mbledhjen e fakteve për ngjarjen në fjalë dhe se kur ai të mbarojë hetimin, të shpresojmë se nuk do jenë vetëvrarë dhe qytetarë të tjerë, se pastaj do ngeli pa gjumë fare.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme