Politika 11 July 2024, 18:35 Nga VNA

Ilir Meta tregon arsyen kryesore pse do protestojë sot opozita

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta tregon arsyen kryesore pse do protestojë sot opozita

Të shumtë janë politikanët e opozitës i bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme.

Veç kryetarit të PD, Sali Berisha edhe deputetëve të saj, një thirrje tejet origjinale ka bërë ish presidenti Ilir Meta.

Në profilin e tij në facebook, ndër të tjera kryetari i PL nuk e fsheh se motivi i kësaj proteste është dhe largimi i shefit te SPAK-ut:

“Erdhi fundi i regjimit të Tontomakutëve dhe Dum-Dumanëve! Beteja jonë për 4 milion shqiptarë plus nuk ka kthim pas!” - shkruan ndër të tjera Ilir Meta.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme