Politika 11 July 2024, 11:10 Nga VNA

Debatet për arrestimin e Beqajt. A duhet paragjykuar vendimi i prokurorëve dhe qëndrimi i opozitës

Ndaje në Whatsapp
Debatet për arrestimin e Beqajt. A duhet paragjykuar vendimi i

Pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj nën dyshimet për korrupsion, mashtrim me pasoja të rënda, fshehje pasurie e shkelje të barazisë në tendera, ka patur një debat të fortë në opinionin publik.

Pati zëra në publik, kryesisht nga opozita që artikuluan se SPAK luajti me dy standarte me ish-anëtarin e qeverisë Rama

1. Që e amnistoi Beqajn për aferën e koncesionin të sterilizimit, pasi ndonëse vjedhja ishte në shifra të frikshme prej 100 milionë eurosh, paratë ishin vjedhur me bekimin e kryeministrit.

2. Ndërsa e cuan prapa hekurave nën dyshimet për vjedhjen e disa mijëra eurove nga fondet e BE-së, gjatë kohës që drejtonte agjencisë SASPAK, pasi “hëngri” dardha pas shpinës së Edi Ramës.

Por si e motivon SPAK para gjykatës kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin, e cila tashmë është miratuar dhe Ilir Beqaj ndodhet tashmë në paraburgim.

“Sa I përket personit nën hetim Ilir Beqaj ai paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore, nisur nga rëndësia e faktit penal dhe rrethanat e kryerjes së tyre”, arsyeton SPAK.

Sipas prokurorëve të Posacme, Ilir Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, njeriu i tij I bësyar në kuadër të një marrëveshje të filluar herët në kohë ndërmjet tyre, për të kryer veprat penale dhe me qëllim të posacëm atë të pëtfitimit material.

“Personi nën hetim Ilir Beqaj pavarësisht qenies si person nën hetim në një procedim tjetër penal (afera e koncesionit të sterilizimit) dhe me masë sigirimi “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësor, cdo të premte, ka vazhduar qetësisht veprimtarinë e kundraligjshme duke shfrytëzuar funksionin publik për interesat e tij pasurore, duke shtuar gjendjen e rrezikut për kryerje të veprave penale të së njëjtësn natyrë dhe jo vetëm. Ai e ka kryer veprën penale në bashkëpunim dhe duke shpërdoruar funksionin publik në rrethana rënduese”, thekson më tej prokuroria.

Në vijim, prokurorët ngrejnë dyshime se Ilir Beqaj mund të ndërhyrjë dhe të dëmtojë provat apo të indimidojë dëshmitarët, duke dëmtuar në këtë mënyrë hetimin.

Marrë parasysh faktin se hetimët po vazhdojnë në lidhje me analizimin e të gjitha provave kompjuterike që lidhen me veprime të tjera të kryera në kuadër të ushtrimit të detyrës. Pra prokurorët arsyetojnë se një nga arsyet për arrestimin kanë të bëjnë me rrezikun e manipulimit të provave nga Beqja.

Gjithsesi hetimet disaplanëshe për ish ministrin e shëndetësisë vazhdojnë dhe deri sa Gjykata të shprehet me vendim të formës së prerë, opozitës së paku i takon të mbështesë punën e SPAK dhe jo të paragjykojë mënyrën e veprimit të prokurorëve. Përndryshe, koncencionet në shëndetësi kapin numrin 4. Dhe e mira e do që të gjjtha të jenë në lupën e drejtësisë dhe jo të amnistohen. Siç bëri Komisioni Hetimor Parlamentar me dy koncencionet e Spitalit Amerikan.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme