Opinion 5 June 2026, 15:02 Nga VNA

Shqiptarët paguajnë 83% më shtrenjtë se europianët për të njëjtat produkte

Ndaje në Whatsapp

 


                        
                             
                        
                        
                            
                        
                        
                        
                            11111.jpg
                        
                        
                            
                            
                            
                        
                   

Nga Ilir Çiko

Me kënaqësi prezantova në Konferencën vjetore të organizuar nga Canadian Institute of Technology studimin ‘Indeksi i Konkurrencës në Treg (MCI) për Ballkanin Perëndimor: 2026’ si pjesë e tretë e një serie studimesh që tregojnë nivelin e konkurrencës në tregjet e Shqipërisë dhe rajonit shprehur dhe matur si aftësi e tyre për të lejuar devijimin e çmimeve në tregjet përkatëse nga ato të BE-së, për produkte identike, të tregtuara nga të njëjtët operatorë europianë – si faktor përcaktues për deformimin e lartë të evidentuar në treg.

Studimi tregon se të gjitha vendet e rajonit kanë pësuar përmirësim të lehtë krahasuar me vitin e mëparshëm, përjashtuar Maqedonisë së Veriut që tregon përkeqësim të lehtë, dhe Malit të Zi që ka patur përmirësim të konsiderueshëm. Shqipëria mbetet tregu me barrën më të rëndë mbi konsumatorin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, me indeksin MCI 83 dhe barrën më të lartë për konsumatorin në rajon (100).

Për konsumatorin e thjeshtë shqiptar, rezultatet dëshmojnë se produktet që ai blen në markete europiane në Shqipëri, zhveshur nga efekti i ndryshëm i TVSH-së, kushtojnë mesatarisht 83% më shumë se saktësisht të njëjtat produkte të shitura saktësisht nga të njëjtat kompani në tregun Europian, ndërkohë që fuqia blerëse e tij, është vetëm 41% e mesatares së BE.

Megjithë thirrjen publike, asnjë nga operatorët e përfshirë në studimin e parë, para dy viteve, nuk ka reflektuar ndonjë ulje të dukshme cmimi në treg, ndonëse Leku vijon të forcohet ndaj Euros. Po kështu, asnjë nga institucionet publike që kanë detyrë të monitorojnë tregun dhe mbrojnë konsumatorin, nuk ka marrë ndonjë masë për këtë fenomen që u kushton 130-260 milionë euro në vit konsumatorëve shqiptarë, ndonëse prej kohësh, janë plotësisht në dijeni për sa më sipër.

Këtë vit, dy ekonomi të reja referuese përfshihen në studim: Kroacia (pjesë e rajonit dhe anëtare e BE-së) dhe Ukraina, si vend i përfshirë nga lufta. Të dy vendet rezultojnë me nivel konkurrence shumë më të mirë se vendet e rajonit (MCI).

Punimi i plotë është dërguar për botim dhe së shpejti do të jetë publik. Çdo koment, mendim apo debat janë si përherë, të mirëpritura.

2222.jpg

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme