Kronika 5 January 2025, 20:05 Nga VNA

Shqipëria në terr, disa qytete pa energji elektrike

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria në terr, disa qytete pa energji elektrike

Një sërë qytetesh të mëdha të vendit janë në terr mbrëmjen e kësaj të diele kur edhe temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Sipas asaj të raportohet dhe nga mediat qyteti i Fierit, Durrësi, Lushnja dhe Saranda janë përfshirë nga errësira totale, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Edhe në Vlorë pati një ndërprerje të energjitë për rreth 15 minuta. Sipas të njëjtave burime thuhet se mësohet se ka pasur “një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit”. Ndërsa burime zyrtare nga OSHEE Fier thanë se kanë rënë linjat 220 Kw të OST-së si në Fier ashtu edhe në Elbasan.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku. OST dhe OSHEE shkruajnë se grupet e punës janë në terren, por nuk ka asnjë informacion se sa do të zgjasë situata pa energji elektrike. Derisa të përcaktohet defekti do të kalohet me furnizim nga linjat dytësore.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme