Kronika 5 January 2025, 18:48 Nga VNA

Sherri masiv në fshatin Gjashtë/ Dy oficerë lihen në burg, gjashtë persona të tjerë “detyrim paraqitje”

Ndaje në Whatsapp
Sherri masiv në fshatin Gjashtë/ Dy oficerë lihen në burg,

Oficeri i policisë Alvaro Sulejmani dhe Kidi Sulejmani, vëllai i tij student po në Akadeninë e Policisë u lanë nën masën e arrestit me burg lidhur me sherrin që ndodhi me datë 2 janar pas mesnate në fshatin Gjashtë.

Gjashtë personat e tjerë të dyshuar u liruan vetëm me masën e detyrimit për paraqitje. Dy vëllezërit Nexhipi të dhunuar nga Alvaro Sulejmani dhe kushërinjtë e tij po punonjës policie shprehen të frikësuar për jetën.

Sherri që degjeneroi deri më përdorimin e armës së zjarrit nisi për një makinë të marrë me qira.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme