Kronika 4 January 2025, 12:29 Nga VNA

Dhunuan gratë dhe familjarët, 4 të arrestuar brenda 24 orësh në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Dhunuan gratë dhe familjarët, 4 të arrestuar brenda 24 orësh

 

Në vetëm një ditë, policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona të dyshuar për ushtrim dhune në familje.

Tre burra kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, ndërsa një tjetër ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Rastet e evidentuara:

Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, G.H., 48 vjeç. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale "Dhuna në familje".

Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë:

Shtetasin E.S., 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Shtetasin F.L., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Nr. 5 arrestoi në flagrancë:

Shtetasin H.V., 40 vjeç, për ushtrim dhune psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila kishte urdhër mbrojtjeje.

Shtetasin E.B., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Policia bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast dhune në familje përmes numrit të emergjencës 112 ose aplikacionit "Komisariati Dixhital".

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme