Kronika 2 January 2025, 20:38 Nga VNA

Sherri në Sarandë /Arrestohen 4 policë dhe 4 shtetas,  2 në gjendje të lirë dhe 2 shtetas shpallen në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Sherri në Sarandë /Arrestohen 4 policë dhe 4 shtetas,  2

Një sherr i dhunshëm u regjistrua në orët e para të ditës së sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës ku të përfshirë ishin 12 persona, përfshirë këtu efektivë policie. Në lidhje me këtë ngjarje AMP arrestoi 4 punonjës policie dhe 4 shtetas,  2 shtetas u referuan në gjendje të lirë dhe 2 shtetas u shpallën në kërkim. Po kështu janë identifikuar shtetasit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi, të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu kanë qënë të pranishëm edhe shtetasit Indi Nexhipi dhe Orgito Brehama. Këta shtetas janë konfliktuar me punonjësit e policisë Inklid Sulejmani, Alvaro Sulejmani, Mihal Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, si dhe shtetasit Shemso Sulejmani, Beqir Çocka, Kristian Xhaferi, Igli Duka, Delars Duka dhe Kejvi Sulejmani. Alvaro, Mihal, Ergis dhe Inklid Sulejmani të arrestuar.

Njoftimi Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit. Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S. Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave  dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Punonjësit e policisë: 1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”) 2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë 3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë 4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë Shtetasit: 1. K. S. 2. Sh. S. 3. D. D. 4. K. S. U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N. Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme