Kronika 2 January 2025, 10:30 Nga VNA

Detaje nga sherri në Sarandë/ Shkak ka qenë një borxh, të përfshirë 12 persona mes tyre 4 punonjës policie

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga sherri në Sarandë/ Shkak ka qenë një borxh,

Sherri masiv në Sarandë, ku janë përfshirë 4 punonjës policie, nga e njëjta familje, si dhe një ish-punonjës policie, gjatë të cilit janë përdorur armë dhe sende të forta, dyshohet të ketë patur si motiv mosshlyerjen e një borxhi. Përplasja ka nisur mes fiseve Sulejmani dhe Duka dhe deri më tani 3 prej të dyshuarve, përfshirë dhe oficeri i policisë Alvaro Sulejmani janë vetëdorëzuar. Në konflikt dyshohet të jenë përfshirë 12 persona.

Alvaro Sulejmani, komisariati i policisë Himarë, është dorëzuar vullnetarisht Kidi Sulejmani, oficer në Komisariatin e Kufirit Sarandë, Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë (vëllezër).

Ergis Sulejmani, oficer në Komisariatin e Kufirit Sarandë,  Igli Duka, ish-efektiv Komisariatit të Policisë Sarandë

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme