Kronika 31 Dhjetor 2024, 11:12 Nga VNA

SPAK çon për gjykim 8 persona të akuzuar për korrupsion me banesat sociale në Durrës

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon për gjykim 8 persona të akuzuar për korrupsion me

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen penale ndaj 8 të pandehurve për akuzën e korrupsionit për banesat sociale në Durrës

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykimpranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal me Nr. 11 të vitit 2023, në ngarkim të 8 të pandehurve:

 

  1. Gezim Sylaj, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim),të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;

ii. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e subjekteve Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema),të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;

iii. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në dëm të subjektit Sokol Sylaj, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal.

iv. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

 

  1. Vasil Karasaliu, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal.

3. Viola Mema, e akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vsail Karasaliu, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;

ii. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e subjekteve Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema),të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal.

 

  1. Behare Luzi, e akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vsail Karasaliu, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj(në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;

ii. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e subjekteve Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema),të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal.

 

  1. Enxhi Çelaj, e akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vsail Karasaliu, Viola Mema dhe Behare Luzi,(në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;

ii. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Behare Luzi (në episodin e subjekteve Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal.

6. Ndërsa 3(tre) të pandehurit e tjerë Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj, të akuzuar për konsumimin e elementëve të veprës penale:

i. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Sipas akteve të administruara për këtë procedim penal, ndër të tjera, edhe informacioni paraprak i depozituar nga redaksia e emisionit investigativ “Fiks Fare” në televizionin kombëtar “Top Channel”, jemi vënë në dijeni se një bashkëpunëtor i këtij emisioni gjatë muajit Janar 2023, ka mundur të realizojë disa takime me të pandehurin Vasil Karasaliu (punonjës pranë Ujësjellës Kanalizime në Durrës), i cili, i ka premtuar përfitimin e një banese sociale në zonën e Spitallës Durrës, kundrejt dhënies si shpërblim të shumës prej 15,000 euro. 

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar dhe provuar se të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, të cilët kishin dhe mundësi vendimmarrjeje në dhënien e banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës, personave të interesuar, kundrejt shumave monetare, që sipas tyre do shërbenin për bllokimin e banesës përmes dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

 

Personat e interesuari për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare do vijonin t’iu dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre, personave të interesuar do tu dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh. Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte.

 

Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mes datave 01.02.2023-01.03.2023 kanë kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt respektivisht në 4 episode, ndaj disa subjekteve (agjentit në mbulim, si dhe ndaj tre subjekteve të tjerë),shuma monetare  që variojnë nga 5 000 deri në 10 000 euro, tek të cilët kanë siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.

Ndërsa, të pandehurit e tjerë, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, provohet se u kanë premtuar dhe dhënë drejtpërdrejt respektivisht të pandehurve; Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, shumat monetare (në vlerën mbi 50.000 lekë), të cilët u kanë premtuar ose u kanë siguruar atyre se janë në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, për të përftuar banesa sociale.

 

Ndodhur para situatës kur të pandehurit Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, nuk kanë lidhur më parë marrëveshje bashkëpunimi, kryerja e veprimeve të mësipërme, i ngarkon me përgjegjësi penale sa i përket premtimit dhe dhënies drejtpërdrejt të shumave monetare në vlerën mbi 50.000 lekë, të pandehurve Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, në këmbim të përftimit të banesave sociale duke konsumuar elementë të veprës penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

 

Falenderojmë median për raportimin e rasteve të korrupsionit dhe nxisim qytetarët të denoncojnë cdo rast që është në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme