Kronika 30 December 2024, 18:53 Nga VNA

GJKKO zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Ilir Beqajn dhe ish-vartësin e tij Kurtulaj

Ndaje në Whatsapp
GJKKO zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Ilir Beqajn dhe

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të zgjasë me 3 muaj afatin e hetimeve për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe ish-bashkëpunëtorin e tij, Ermal Kurtulaj. Të dy akuzohen për abuzime me fondet e Bashkimit Europian, të cilat administroheshin nga agjencia SASPAK. Kërkesa për zgjatjen e afatit të hetimeve u paraqit nga SPAK. Njoftimi1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarme datë 16.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afatevetë paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest nëburg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dheErmal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçmetë shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, bazuar nënenet 112, 238, 263 dhe 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 731, datë 30.12.2024,vendosi:1. 2. 3. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar me Nr. 731 regjistri themeltar, datë regjistrimi 16.12.2024, mekërkues Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, meobjekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhjeme masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penalepër personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr.65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionindhe Krimin e Organizuar”.Zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimitpersonal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024,vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallëssë Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimitpenal Nr. 190 të vitit 2023, për personin nën hetim Ilir Hamid Beqaj, për njëperiudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.Zgjatjen e afatit të paraburgimit përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimitpersonal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024,vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallëssë Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimitpenal Nr. 190 të vitit 2023 , për personin nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj,për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data04.01.2025. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 30.12.2024. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme