Kronika 30 December 2024, 10:34 Nga VNA

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive prej 2.5 milionë euro të shtetasit që ka ndërruar jetë

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive prej 2.5 milionë euro të

Prokuroria e Tiranës kërkoi konfiskimin e pasurive të Ndue alias Paulin Gjergjit dhe familjarëve të tij. Gjergji pronar i ish-bar Nikolinos u ekzekutua në restorant A&A në Lac bashkë me Bujar Liken ky i fundit mik i ngushtë i Ervis Martinaj.

Prokuroria paraqiti kërkesën për konfiskimin e të paktën 2.5 milionë euro pasuri të shtetasit N.Gj. i cili ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati me armë zjarri dhe e familjarëve të tij, pasi u provua se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.03, të vitit 2023, në ngarkim të këtij shtetasi, rezultoi se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Prokuroria provoi se shtetasi N.Gj., ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Bazuar sa më sipër, prokuroria vlerësoi se pasuritë e tij dhe familjarëve plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi N. Gj, ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Pastrimi i parave” .

Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;

5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;

6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;

7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;

8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;

9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;

11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;

12. Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe

13. Apartament me sipërfaqe 99.70 m2.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme