Kronika 28 December 2024, 11:44 Nga VNA

Prokuroria kërkon sekuestrimin e një bar-kafeje dhe qendre SPA në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria kërkon sekuestrimin e një bar-kafeje dhe qendre SPA në
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e një bar-kafeje dhe një qendre SPA në rrugën “Besim Imami”, pasuri të shtetasit Elton Arkaxhiu i dënuar në Francë për trafik droge. Hetimet zbuluan mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurive të tij. Dyshohet se këto pasuri rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Kërkesa mbështetet në ligjin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njoftimi

Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit E.A. i dënuar në Francë për ‘Trafikim i lëndëve narkotike’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm Tiranë, kërkon sekuestrimin e pasurisë së shtetasit E.A., bazuar në ligjin për ‘Parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’.

Në kuadër procedimit pasuror nr.3, datë 23.12.2024, nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasi E.A., ka qenë i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’, ndërkohë që nëvitin 2011 rezulton i proceduar penalisht për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Zyra e Interpolit ka konfirmuar se shtetasi E.A., nga verifikimet e kryera nga Interpol Francë, rezulton se në atë periudhë ka qenë subjekt i procedurave të pjesëmarrjes në organizatë kriminale me subjekt kryesisht të trafikut ndërkombëtar të drogës, përdorimit te produkteve narkotike, importimit të mallrave kontrabandë dhe mallrave qëparaqesin rrezik për jetën, etj.

Prokuroria nga hetimi arriti në përfundim se ka mospërputhshmëri të burimit të financimit (të ardhurave + huamarrje) me pasuritë e dokumentuara.

Paraprakisht nga informacionet e siguruara në rrugë operative janë identifikuar pasuritë e paluajtshme, blerja e të cilave nuk justifikohet me të ardhurat e këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij deri në vitin 2020 dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtetasit tësipërpërmendur dhe konkretisht:

Bar- kafe “Rio”, që ndodhet në rrugën “Besim Imami”, në afërsi të karburant “Alpet” në rrugën “Myslym Shyri”. Ky biznes është me një sipërfaqe totale 108 m², e blerë në datë 21.10.2005; dhe
Një ambient biznesi në rrugën “Besim Imami”, në afërsi të karburant  “Alpet”, në rrugën “Myslym Shyri”. Ky ambient aktualisht përdoret si Qendër SPA.

Për këto arsye, në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,  

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

1 – Pasuri e llojit truall, me sip.71.52m2 dhe ndërtesë 37.52m2 në Tiranë;

2 – Pasurinë njësi shërbimi 108m2 me vendndodhje Rr. Besim Imami; dhe

3 – Pasurinë njësi shërbimi 63m2 në Rr. Besim Imami.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme