Kronika 27 Dhjetor 2024, 14:31 Nga VNA

Gjykata e Tiranës dënon Tire Alldervishin me 22 muaj shërbim prove për skandalin e Sanatoriumit gjatë pandemisë COVID-19

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Tiranës dënon Tire Alldervishin me 22 muaj shërbim
Gjykata e Tiranës dënon me 22 muaj shërbim prove Tire Alldervishin e skandalit të Sanatoriumit gjatë pandemisë covid 19. Tre të pandehurat e tjera u shpallën të pafajshme. Njoftimi

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata, bazuar në nenin 143/1 i Kodit Penal, nenet 375, 379, 384, 388/1/b të K.Pr.Penale,

V E N D O S I :

1. Ndryshimin e cilësimit ligjor të faktit penal në ngarkim të të pandehurës T. A., dhe deklarimin e saj fajtore për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/1 i K. Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 4 (katër)vjet burgim.
2. Ekzekutimi i këtij dënimi fillon ditën e ndalimit të saj, kryer në datën 12.01.2021, për llogari të këtij proçedimi penal.
3. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të këtij dënimi penal (konkretisht prej 11 muaj),  dhe vënien e të pandehurës, në provë për një periudhë prej 22 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
4. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet e pandehura, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
5. Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, e pandehura detyrohet të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe sistematike me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
6. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, e pandehura detyrohet të marrë pëlqimin e zyrës së shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, për lëvizjet jashtë vendit, si dhe ato të shpeshta brenda vendit.
7. Afati i provës fillon nga e nesërmja që ky vendim të marrë formë të prerë.  
8. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës, Tiranë.

9. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën M. B., për veprën penale “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 - 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” ,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.  

10. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën Sh. K., për veprën penale Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 - 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” ,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.  
11. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën S. Ç., për veprën penale “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 - 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” ,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.  

12. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën E. J., për veprën penale “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 - 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” ,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.  

13. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën Gj. H., për veprën penale “Mashtrimit”  të parashikuar nga nenet 143/2/3 - 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,   parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.  

14. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën R. H., për veprën penale “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 - 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” ,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.  

15. Shpenzimet proçedurale gjatë fazës së hetimit dhe ato gjyqësore vihen pjesërisht në ngarkim të të pandehurës T.A., dhe pjesërisht në ngarkim të organit të prokurorisë.

16. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.

17. U shpall, sot në Tiranë, në datë 27.12.2024.

Video

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme