Kronika 26 December 2024, 17:26 Nga VNA

Belind Këlliçi pas daljes nga SPAK: “Jam i hapur për hetime, por nuk kam besim tek drejtësia re”

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi pas daljes nga SPAK: “Jam i hapur për

Jam i hapur për hetime për veten dhe çdo pjesëtar të familjes time – kështu ka deklaruar Belind Këlliçi pas daljes nga SPAK, ku qëndroi gati dy orë për të dhënë sqarime për çështjen për të cilën ishte thirrur. Në fakt, mbetet e paqartë arsyeja e vërtetë, pasi zoti Këlliçi u shpreh se çështja për të cilën ishte thirrur ishte “një çështje e ezauruar në 2021-2023. Sqarimet i kam dhënë me shkrim në SPAK. Jam diplomuar me vlerësime të larta në universitete amerikane.”

Edhe pse u përpoq të merrte “medaljen” për akuzat tashmë zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga SPAK, zoti Këlliçi nuk e fshehu shqetësimin duke theksuar se nuk ka shumë besim tek institucionet e drejtësisë së re, edhe pse kishte ardhur për të dhënë sqarime për të qenë bashkëpunues me drejtësinë.

Ai nuk dha detaje për pyetjet, ndonëse përmendi bashkëjetuesen e tij apo burimet financiare me të cilat kishte siguruar foton me Donald Trump. Belind Këlliçi tha se nuk kishte shpenzuar asnjë dollar për këtë foto, duke shtuar se nuk mund të thoshte shumë detaje për shkak se prokurorët i kishin kërkuar të ishte i rezervuar, pasi çështja është ende në hetim.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme