Kronika 26 December 2024, 12:27 Nga VNA

Gjirokastër/19-vjeçari pakistanez arrestohet për trafikim të emigrantëve

Ndaje në Whatsapp

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 19-vjeçar nga Pakistani, i identifikuar si Asad Ali, nën akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas autoriteteve, i riu është kapur duke transportuar me automjet 5 emigrantë nga vende të treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin shqiptar drejt Greqisë, në pikën kufitare të Kakavijës.

Njoftimi

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe me Prokurorinë e Gjirokastrës, operacioni i koduar “Turn 1”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte me automjet, drejt Kakavijës, 5 emigrantë nga vendet e treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari, shtetas pakistanez.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohej se po transportoheshin emigrantë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin. Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua dhe u vu në pranga drejtuesi i automjetit, shtetasi pakistanez A. A., 19 vjeç, banues në Pakistan.

Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

 

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme