Kronika 26 December 2024, 11:33 Nga VNA

Incident në Durrës/ Arrestohen dy persona pas përplasjes me sende të forta dhe të shtënave në ajër

Ndaje në Whatsapp

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 25 dhjetor, ku një përplasje mes disa personave ka përfunduar me të shtënat në ajër dhe arrestimin e dy personave.

Sipas raportimeve zyrtare, një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi ka goditur me sende të forta një 29-vjeçar, i cili më pas ka reaguar duke marrë një armë zjarri që mbante pa leje dhe duke qëlluar në ajër në gjendje të dehur. Ky veprim kishte për qëllim kanosjen e dy personave të përfshirë në përplasjen paraprake.

Policia ka bërë të ditur se arma e përdorur nga 29-vjeçari është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Për momentin, hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.

Njoftimi

Durrës/Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 15.

Vihet në pranga 29-vjeçari që gjatë konfliktit, qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit.

Sekuestrohet arma e gjahut, e cila posedohej pa leje.

Vihet në pranga një 26-vjeçar dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme