Kronika 25 December 2024, 14:53 Nga VNA

Aktkakuza e SPAK, si Plarent Ndreca favorizoi në tender mikun e ish-ministrit Lleshaj

Ndaje në Whatsapp
Aktkakuza e SPAK, si Plarent Ndreca favorizoi në tender mikun e

Gjon Radovani, është përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve, përmes kompanisë APE ku ai është aksioner.

Ai rezulton të ketë lidhje miqësore me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer edhe mesazhe, sic del edhe në dosjen penale ndaj deputetit Plarent Ndreca, që është marrë i pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”.

Ndreca akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë ka favorizuar Gjon Radovanin si pëfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Si prova kundër tij, janë emailet apo mesazhet e shkëmbyera me Radovanin, edhe pse një pjesë janë fshirë, por nga memoria e telefonit nuk janë zhdukur dot dokumentat e shkëmbyera mes tyre.

 

“Për të pandehurin Plarent Ndreca me detyrë në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor në procedurën e prokurimit, objekt hetimi evidentohet qartësisht sjellja e tij e kundërligjshme duke dokumentuar një sërë shkelje ligjore gjatë fazave të ndryshme të procedurës së prokurimin publik objekt hetimi”, thotë SPAK.

Më tej, në dosje thuhet se Ndreca në bashkëpunim me punonjësit e tjerë, si specialistët e prokurimeve, anëtarët e KVO, anëtar KSHA, drejtoreshën e kabinetit të Ministrit dhe drejtoreshen e Shërbimeve Mbështetëse në Ministri kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte BOE Derbi-E dhe APE shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Pra sic del edhe në dosje të gjithë vartësit e Lleshajt ishin vënë në shërbim të ish-zv.ministrit Gjon Radovani, mik me ish-ministrin e Brendshëm.

Ndërkohë që të gjithë vartësit e Lleshajt, përfshirë dhe Ndrecën, sot deputet i PS-së janë vënë nën akuzë, ajo që bie në sy është se jashtë përgjegjësisë penale ka mbetur ish-ministri i Brendshëm. Po, ashtu drejtësisë i ka shpëtuar edhe përfituesi i tenderit Gjon Radovani.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme