Kronika 25 December 2024, 12:21 Nga VNA

Abuzoi seksualisht me të sëmurën, në gjyq i dyshuari. Vajza: Po kthehesha nga toka ku mbajmë pulat, kur më preu rrugën dhe....

Ndaje në Whatsapp
Abuzoi seksualisht me të sëmurën, në gjyq i dyshuari. Vajza:

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj shtetasit Sh.P., i cili akuzohet për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Nga hetimet ka rezultuar se mesditën e 18 nëntorit, një 23-vjecare po kthehej nga toka ku familja e saj mbante pulat, kur një moment, Sh.P., i ka prerë rrugën dhe e ka tërhequr zvarrë. “U mundova të ikja, dhe bërtita. Por ai më tërhoqi sërish. Më shtriu te ferrat dhe me hoqi tutat….”, iu rrëfeu vajza hetuesve. Pas aktit, 23-vjecarja është larguar për në shtëpinë e saj dhe gjithë mbasditen ka qarë. Në darkë, ajo vendosi ti rrëfejë nënës tmerrin që kishte përjetuar, për shkak se Sh.P., e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Situata bëhet edhe më dramatike, pasi për shkak të problemeve të karakterit mendor, vajza ka qenë e paaftë për tu mbrojtur.

Nëna e vajzës e ka shoqëruar të bijën në komisariat ky ajo edhe në prani të psikologut ka bërë kallëzim ndaj abuzuesit të saj. Sh.P., është arrestuar e tashmë do të përballet me drejtësinë, në një kohë që pretendon se është i alkoolizuar dhe për pasojë nuk mban mend veprimet që ka kryer.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme