Kronika 23 December 2024, 21:56 Nga VNA

Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë, plagosen 4 persona

Ndaje në Whatsapp
Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë, plagosen 4 persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar drejtuesit e dy mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, automjeti me drejtues shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. H., 24 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasi Xh. Ç., 23 vjeç dhe shtetasi V. K., 18 vjeç, banues në Fier, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme