Kronika 23 December 2024, 21:13 Nga VNA

Policia e Tiranës përgënjeshtron deklaratën e Berishës: Agron Gjekmarkaj ka pasur problem shëndetësore dhe është larguar vetë nga protesta

Ndaje në Whatsapp
Policia e Tiranës përgënjeshtron deklaratën e Berishës:

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar si të pavërtetë deklaratën e z. Sali Berisha, i cili pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj ishte goditur nga punonjësit e Policisë. Policia shprehet se deputeti Gjekmarkaj ka pasur probleme shëndetësore dhe është larguar vetë nga protesta.

Policia shpreh keqardhje për këto deklarata dhe për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili ka kundërshtuar me dhunë urdhrin e Policisë për të liruar rrugën, duke shtyrë dhe goditur punonjësit e rendit. Të gjithë ata që bllokuan rrugën dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë do të procedohen sipas ligjit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.

Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.

Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme