Kronika 22 December 2024, 22:37 Nga VNA

Shpërthimi me tritol, në shënjester Bernard Sinomati, kundërshtari i Inez Hajrullas. Apartamentin e frekuentonte prej 5 muajsh

Ndaje në Whatsapp
Shpërthimi me tritol, në shënjester Bernard Sinomati,

Pa kaluar 5 ditë nga atentati ndaj Kevin Hajrullas, kushëririt të bossit të krimit në Vlorë, Inez Hajrulla, një ngjarje është regjistruar në Tiranë, që në pamje të parë duket se të dyja lidhen me njëra tjetrën.

Rreth mesnatës së 21 dhjetorit në katin e 9-të të një banesë, në rrugën “Sadik Petrela” ka shpërthyer  një sasi tritoli.

Pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë  kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hapur me forcë derën. Aty kanë konstatuar se nuk kishte njeri në banesë dhe se tritoli kishte shpërthyer në ballkon.

Hetuesit kanë zbuluar se banesën e frekuentonte Bernard Sinomati, kundërshtar i përbetuar i Inez Hajrullës.

Sinomati, rezulton se e kishte marrë këtë apartament me qira 5 muaj më parë, por kur policia ka shkuar aty pas shpërthimit nuk e ka gjetur aty.

Bernand Sinomati, është vëllai i Sokol Sinomatit i njohur si Buzëderri, ish-anëtar i Bandës së Gaxhait.

Ata janë në përplasje të forta me Hajrullan, që kur ky i fundit mori drejtimin e grupit kriminal pas ekzekutimit të Edison Arizajt, i njohur si Edison Faqedjeguri.

Një vit më parë në Vlorë, u vra me snajper Gëzim Sinomati, nipi i Bernard Sinomati. Policia është duke hetuar përplasjet mes këtyre grupeve për të hedhur dritë mbi krimet tronditëse që janë shënuar ndër vite.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme