Kronika 21 December 2024, 14:02 Nga VNA

Arrestohen 2 “skifterët” shqiptarë në Greqi, kryen 14 grabitje, vodhën edhe armën e policit

Ndaje në Whatsapp

Dy shqiptarë që vidhnin banesa në periferinë veriore të Athinës janë vënë në pranga nga policia greke. Siç rezultoi nga hetimi afatgjatë i policisë, dy shqiptarët, të moshës 29 dhe 52 vjeç, operonin të paktën që prej muajit shtator.

Zakonisht “trokisnin” në mëngjes dhe pasdite. Ata kanë marrë me qira automjete dhe kanë thyer dyert qendrore të shtëpive kryesisht duke përdorur çelësa “passepartout”.

Të dyshuarit zgjodhën të spiunonin shtëpitë që kishin synuar, duke lëvizur kryesisht në këmbë, duke shpërndarë fletëpalosje reklamuese, për të mos ngjallur dyshime te banorët. Më pas, i kanë rënë zileve për të konstatuar nëse kanë munguar banorët, ndërsa kanë kryer vjedhje në pallatet fqinje si dhe në banesa të ndryshme të së njëjtit pallat.

Për të vështirësuar identifikimin e tyre, ata përdorën një sërë mjetesh “biznesi” të marra me qira. Madje, ndër të tjera kanë hequr edhe çelësa nga pjesa e brendshme e shtëpive, për të krijuar një “bazë” që do të lehtësonte thyerjen e dyerve në të ardhmen. Ata përdorën një aplikacion të koduar mesazhesh për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve, në fund të shtatorit, viktimë e këtyre hajdutëve kishte rënë edhe një punonjës policie. Konkretisht, pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij në Halandri, kanë kontrolluar të gjitha ambientet dhe kanë marrë bizhuteritë që kanë gjetur, si dhe armën e shërbimit.

lg.php.gifNë total janë zbuluar 14 raste vjedhjesh në shtëpi në Holargo, Papagou, Neo Psihiko, Agia Paraskevi, Halandri dhe Ampelokipi, ndërkohë që përfitimi financiar total nga aktiviteti i tyre kriminal e kalon shumën monetare prej 195 mijë euro.

lg.php.gifNga kontrollet e kryera në banesat e tyre, ndër të tjera, janë gjetur dhe sekuestruar 58 mijë e 150 euro 8 mijë e 550 dollarë, shumëllojshmëri bizhuterish, ora, syze dielli dhe çanta, shumë mjete dhe çelësa hajdutësh, pistoletë ajrore, 2 thika, veshjet e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe telefona celularë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme