Kronika 20 December 2024, 21:30 Nga VNA

Avokati i Popullit kërkon hetime për ‘ndotjen alarmante’ në Patos-Marinzë

Ndaje në Whatsapp
Avokati i Popullit kërkon hetime për ‘ndotjen alarmante’

Pas një hetimi 2-vjeçar për situatën e ndotjes në zonën e Patos- Marinzës, zyra e Avokatit të Popullit fajëson shoqërinë “Albpetrol” për ndotjen mjedisore si dhe kërcënimin e shëndetit të banorëve, ndërsa kërkon hetime penale për institucionet.

Puset e naftës së shoqërisë shtetërore “Albetrol” në zonën e Patos-Marinzës në Fier prej vitesh përbëjnë një rrezik serioz për shkatërrimin e mjedisit, tokës bujqësore dhe ujërave, si dhe shëndetin e banorëve të zonës, ndërsa autoritetet shtetërore dështuan në marrjen e masave dhe toleruan paligjshmërinë dhe ndotjen – thekson raporti i një hetimi 2-vjeçar të kryer nga Avokati i Popullit.

Dokumenti me titull “Rekomandim për marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit nga ndotja e hidrokarbureve në zonën e Patos Marinëz dhe qytetet përreth” i Avokatit të Popullit i drejtohet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Prokurorisë së Fierit dhe bashkive të këtij qarku.

Avokati i Popullit sugjeron gjithashtu nisjen e një hetimi penal për përgjegjësit e ndotjes si dhe ndërhyrje urgjente për mbrojtjen mjedisore.

Dokumenti që BIRN e disponon e përshkruan situatën e ndotjes në nivele alarmante dhe drejt përkeqësimit, duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, ndërsa fajëson autoritetet përgjegjëse për monitorimin e aktivitetetit të kësaj shoqërie për mosmarrjen e masave ligjore dhe tolerimin e paligjshmërisë për një kohë të gjatë.

Avokati i Popullit analizon një sërë dokumentesh nga inspektimet e kryera pranë shoqërisë “Albpetrol” dhe korrespodencën e autoriteteve shtetërore, qendrore dhe vendore, që nga vitit 2022.

“…konstatohet se situata e ndotjes ka arritur në nivele alarmante, duke u kthyer në një shqetësim jetik për banorët,” thuhet në raport. “Avokati i Popullit vëren, se njësitë e qeverisjes vendore në bashkëpunim me autoritetet qendrore përgjegjëse për fushën e mjedisit, kanë dështuar në menaxhimin e situatës…”- vijon ai.

Sipas konstatimeve të raportit, masat e marra ndër vite, kryesisht gjoba, kanë qenë të pamjaftueshme dhe joproporcionale me paligjshmërinë dhe ndotjen e shkaktuar nga shkarkimi i ujërave të ndotur me hidrokarbure.

Në këto kushte, Avokati i Popullit rekomandon “nisjen e një hetimi të menjëhershëm mbi përgjegjësitë individuale dhe institucionale të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal. Hetimi duhet të mbështetet në evidentimet për shkelje të detyrimeve institucionale dhe raste të neglizhencës që kanë shkaktuar dëm për interesin publik”.

Më tej raporti u kërkon Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë që të marrin masa urgjente “për realizimin e ndërhyrjes për rehabilitimin mjedisor të fushës naftëmbajtëse Patos-Marinzë”,  pezullim të lejes mjedisore të Albetrolit, vënien para përgjegjësisë së kësaj kompanie për rehabilitimin e plotë të zonave si dhe ndërprerjen e shkarkimeve të pakontrolluara të ujërave të ndotur me hidrokarbure./BIRN/

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme