Kronika 20 December 2024, 09:54 Nga VNA

Hetimi për Erjon Veliaj, Ajola Xoxa e vëllai i kryebashkiakut "perballë" GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Hetimi për Erjon Veliaj, Ajola Xoxa e vëllai i kryebashkiakut

Sot Gjykata e Posacme shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliaj që kundërshtojnë sekuestrimet e celularëve, një shume parash dhe dokumenta nga ana e SPAK.

Sekuestrot u bënë me vendim gjykate në kuadër të një hetimi për korrupsion që po kryhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dhe familjarëve të tij. Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe vëllai i tij Arbër Veliaj pretendon se sekuestrot e SPAK janë të paligjshme. Seancat do të zhvillohen përkatësisht në orën 10.00 dhe 10.30. Apeli i Posacëm pritet të caktojë një datë për të shqyrtuar ankimimet e Xoxës dhe Veliajt, të cilët në unison kundërshtojnë kontrollet në banesa e biznese.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme