Kronika 19 December 2024, 11:21 Nga VNA

"S'ka të pandëshkueshëm", 5-vjetori i SPAK: Dumani nënvizon arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ndaje në Whatsapp
"S'ka të pandëshkueshëm", 5-vjetori i SPAK: Dumani

Me rastin e 5-vjetorit të krijimit të SPAK, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, vlerësoi punën e institucionit dhe ndikimin e tij në forcimin e drejtësisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Prokuroria e Posaçme u krijua për të treguar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të jetë i privilegjuar prej tij,” u shpreh Dumani.

Në këto pesë vite, SPAK ka:

•Hetuar 2,946 persona, nga të cilët 1,387 janë dërguar për gjykim.

•Sekuestruar dhe konfiskuar mbi 182 milionë euro asete të siguruara përmes aktiviteteve të paligjshme.

•Proceduar 61 zyrtarë të lartë për korrupsion, nga të cilët 70% janë dërguar për gjykim.

•Hetuar 955 persona për krim të organizuar, me 55% të rasteve të dërguara në gjykim.

•Proceduar 29 persona për terrorizëm, të gjithë të dërguar për gjykim.

Dumani nënvizoi se drejtësia sot është më e fortë dhe më e pavarur. “Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës, por ne qëndrojmë të bashkuar për të çuar përpara këtë mision jetik,” tha ai.

Ai falënderoi partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe familjarët e prokurorëve dhe hetuesve për sakrificat e tyre.

“Nuk ka më të paprekshëm në Shqipëri. Ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe askush nuk është mbi të,” përfundoi Dumani, duke theksuar angazhimin e SPAK për një drejtësi të fortë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme