Kronika 18 December 2024, 12:20 Nga VNA

SPAK gati për gjyq dosjen Toyota Auris. Si u shkatërruan nga drejtesia hetimet për 3.4 mln eurot e trafiqeve

Ndaje në Whatsapp
SPAK gati për gjyq dosjen Toyota Auris. Si u shkatërruan nga drejtesia

Aurel Zarka ish-drejtues i prokurorisë së Vlorës është marrë i pandehur për akuzat e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Ish-oficerja gjyqësore Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi dhe zbulim të akteve sekrete, avokati Radovan Cela nën akuzë për korrupsion e ushtrim ndikimi, ndërsa biznesmeni Astrit Vladi akuzohet për korrupsion. Prokurori i Posacëm Klodian Braho iu ka njoftuar të pandehurve dhe avokatëve përfundimin e hetimeve dhe brenda 10 ditëve ata duhet të paraqesin argumentat e tyre. Dosja Toyota Auris lidhet me sekuestrimin e 3.4 mln euro në Portin e Durrësit fshehur në makina që vinin nga Belgjika. Paratë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës.

ish-prokurori i Vlorës Aurel Zarka dhe Erjona Daupaj, ish-oficere e policisë gjyqësore në ish-prokurorisë për Krime të Rënda, akuzohen se kanë ofruar dhe pranuar para në këmbim të favorizimit të kushërinjve Elvis dhe Alfred Vladi të akuzuar për trafikimin e 3.4 mln euro. Paratë dyshohet se u janë paguar nga avokati Radovan Cela dhe biznesmeni Astrit Vladi, që kishte interes të drejtpërdrejtë për të shpëtuar vëllain dhe kushëririn. SPAK ka në duar komunikimet në SKy Ecc të 4 të pandehurve, të cilët kanë folur edhe në emra të njerëzve të tjerë të drejtësisë, përfshirë dhe prokurorë të SPAK për të mbyllur në favor të kushërinjve Vladi cështjen, por edhe për të favorizuar Suel Celën pasuria e të cilit po hetohet në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Dosja Toyota Auris që shkaktoi tërmet në politikë u mbyll atëkohë vetëm me dënimin e Elvis Vladit, për kontrabandim të të hollave në kufi. Por tashmë nën akuzë janë njerëzit e drejtësisë, ndërsa SPAK po vijon hetimet në një dosje të vecuar për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë, si dhe personazhe të politikës, të dyshuar për përfshirje në këtë aferë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme