Kronika 17 December 2024, 15:16 Nga VNA

Prindërit e 14 vjeçarit të vrarë tek shkolla "Fan Noli" letër Ambasadës Amerikane

Ndaje në Whatsapp
Prindërit e 14 vjeçarit të vrarë tek shkolla "Fan

Angel dhe Florina Cani, prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë, i kanë dërguar një letër zonjës Nancy Vanhorn, përfaqësuese e Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke kërkuar monitorimin e procesit hetimor. Ata shprehin dyshime se po tentohet të fshihet e vërteta dhe se fajtorët mund të shpëtojnë. Letra është adresuar gjithashtu për dijeni Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.

Letra e plotë:

E nderuar zonja Nancy Vanhorn,

Ne që po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili prej tre javësh mungon në familjen tonë, pasi u vra në kohën kur ne besonim se ishte i sigurt në shkollë, një institucion që administrohet nga shteti shqiptar.

Ka më shumë se dy javë që po përjetojmë një vrasje të dytë të Martinit – papërgjegjshmërinë e disa institucioneve shqiptare, të cilat nuk po marrin përgjegjësi dhe nuk po japin dorëheqje për paaftësinë e tyre që na shkaktoi humbjen e djalit. Edhe më e pabesueshme dhe e pafalshme është se po na vrasin edhe ne si prindër, si dhe Henrin, vëllain e Martinit, me përpjekjet për të manipuluar dhe deformuar të vërtetën, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm për të shpëtuar fajtorët – ata që, ndryshe nga Martini, jetojnë mbi dhe.

Kjo bindje vjen nga informacionet që kemi marrë nga njerëzit pranë nesh, si dhe nga diskutimet e bëra në studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë dhe ish-punonjës policie. Për më tepër, kemi frikë nga mënyra se si janë trajtuar raste të tjera tragjike, ku autorët janë ndihmuar të shmangin ndëshkimin.

Zonja Nancy,

Kam besim tek ju, si nënë e një djali të mrekullueshëm dhe si përfaqësuese e një kombi që ka të shenjtë drejtësinë.

Ju lutem, ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare, që të zbardhet plotësisht ngjarja dhe të vendosen para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë krim, si në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu edhe ata që mbrojnë krimin.

E dimë se Martini nuk do të kthehet më në këtë jetë, por drejtësia për ata që na e vranë dhe po na e rivrasin djalin, do të na japë mundësinë të jemi më të qetë dhe të përqendrohemi te Henri, vëllai i Martinit, i cili ende nuk e di që Martini nuk është më mes nesh – nuk e sheh, nuk e puth dhe nuk fle më pranë tij, si deri para tre javësh.

Kam besim tek ju.

Me respekt dhe dhimbje në shpirt,

Angel dhe Florina Cani

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme