Kronika 17 December 2024, 12:40 Nga VNA

Gjykata e Apelit heq sekuestron nga vila e Fatime Kryemadhit, vila e Monika Kryemadhit mbetet nën sekuestro për dyshime kriminale

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Apelit heq sekuestron nga vila e Fatime Kryemadhit, vila e Monika

Gjykata e Posacme e Apelit vendosi të lirojë nga sekuestro vilën në pronësi të Fatimr Kryemadhit, nënës së deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Ndërsa vila në pronësi të Kryemadhit, do të vijojë të qëndrojë nën sekuestro të përkohshme pasi ka dyshime të arsyeshme se është produkt i veprimtarisë kriminale. Ligjvënësja gjatë një komunikimi për mediat la të nënkuptohej se ky sekuestrim vlen si hakmarrje, për shkak se ajo ka denoncuar aferën e inceneratorit të Tiranës. Lidhur me këtë cështje, deputetja tha se do të vijojë të ndjekë rrugën ligjore. Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta janë nën hetim nga SPAK, nën dyshimet për disa vepra penale. Monika Kryemadhi, e cila ndodhet nën masën e sigurisë detyrim për paraqitje tha se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, por është duke pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ish-kryeministrin Sali Berisha, për shkak se që të dy janë deputetë dhe cështjet janë të ngjashme. Edhe ish-presidenti Ilir Meta pritet të bëjë rekurs në gjykatën supreme për masën. Monika Kryemadhi tha ndërkohë që do të vijojë betejën për heqjen e sekuestros mbi telefonin e saj që u gjet në shtëpinë e nënës, ku  të dhënat e zbuluara në celular janë përdorur dhe prova nga prokuroria ish-bashkëshortëve, Meta-Kryemadhi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme