Kronika 15 Dhjetor 2024, 17:23 Nga VNA

U ekzekutua sot në Athinë, Irakli Davella pronar i disa bizneseve në Greqi e Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
U ekzekutua sot në Athinë, Irakli Davella pronar i disa bizneseve

Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek të vitit 2013, i cili përmend personazhe të përfshira në grupe kriminale të lidhura me gjobvënie, vrasje, pastrim parash etj., përmendet edhe emri i Irakli Davella, 47-vjeçar nga Mesopotami i Finiqit, i cili u vra sot në Athinë. Davella është identifikuar si një personazh kontrovers me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit dhe Sarandës, duke pasur edhe pasuri të paluajtshme në këto zona.

Dokumenti zyrtar i diskutuar nga partia “SYRIZA” vë në dukje lidhjet e njëri prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale dhe përmban informacione të marra nga burime të ndryshme, duke përfshirë media greke. Grupi përmendet me emra të njohur, mes të cilëve janë edhe mafiozët grekë Vasilis Grivas (i vrarë në 2017), Jorgos Litsas (i vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (i vrarë në 2018), si dhe Irakli N. Davella. Grupi në fjalë, i quajtur “B”, përfshin gjithashtu shumë shqiptarë, ndër të cilët bie në sy emri i Evis Shytit, një shqiptar 40-vjeçar i arrestuar këtë vit për lidhje me një grup gjobvënësish dhe përfshirje në një shpërthim eksplozivi në Pire.

Ky grup akuzohet për aktivitete kriminale të tilla si “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash”, etj. Endë nuk është e qartë se cilat nga këto vepra mund të jenë të lidhura drejtpërdrejt me veprimtarinë e 47-vjeçarit Davella.

Përsa i përket biznesve të tij, Irakli Davella ka marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai ishte pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës kishte një aktivitet të automjeteve me qera në ishujt grekë. Në vitin 2006, ai regjistroi një biznes në Delvinë, Shqipëri, me një vendim të Gjykatës së Sarandës, që përfshinte një kafe-bar-restorant dhe tregëtimin e artikujve të ndryshëm dhe pijeve alkoolike. Ky biznes është ende aktiv dhe ndodhet në Mesopotam, Bashkia Finiq. Po ashtu, në vitin 2020 ai regjistroi një tjetër biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tani është çregjistruar.

 

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme