Kronika 14 December 2024, 10:49 Nga VNA

Shehaj: Fushatë me miliona! /Lapaj: Vidhni dhe partinë tuaj

Ndaje në Whatsapp
Shehaj: Fushatë me miliona! /Lapaj: Vidhni dhe partinë tuaj

Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj kanë shkëmbyer replika të ashpra mbi shpenzimet e aktiviteteve politike, me akuza që prekin financimet dhe mënyrat e organizimit të tyre. Të dy politikanët kanë ofruar dy versione të ndryshme për çmimet e fushatës, duke sjellë një debat që të kujton një pazar mes tregtarësh.

Shehaj ngriti alarmin për shpenzimet e partive të reja, duke thënë: “Në një takim në Durrës kemi harxhuar më shumë se 10 mijë euro për organizimin. Imagjinoni kur bëhen 100 takime, jo më jashtë vendit. Kush po i financon këto?” Ai nuk nguroi të sugjerojë që qeveria mund të jetë pas financimeve të partive të reja, duke shtuar: “Unë i ftoj qytetarët të përdorin logjikën dhe të mos bien pre e projekteve të qeverisë.”

Lapaj vazhdoi sulmet, duke akuzuar indirekt Shehajn dhe të tjerët që shpenzojnë miliona: “Ata që harxhojnë shuma të tilla janë thjesht mësuar të vjedhin, edhe partinë e vet.

“Ne për aktivitetin në Durrës harxhuam 1000 euro. 300 euro kushtoi salla me faturë, 700 euro nafta, regjine, aktivistët. Karrige plus bokse, kaq është aktiviteti. Ata që harxhojnë 10 mijë euro për një aktivitet, këta janë mësuar të vjedhin dhe partinë e vet!”.  Lapaj e ironizoi modelin e shpenzimeve të larta, duke vënë në dukje diferencat: “Po të marrësh Led nga pas, bokse të varura, skena të mëdha dhe ndriçim spektakolar, sigurisht që harxhon 10 apo 20 mijë. Ne e sajojmë aty për aty. Kjo është politika jonë.”

Në këtë përplasje, duket se të dy palët ndajnë të njëjtën bindje – që dikush tjetër po i bën gabim llogaritë. Nga njëra anë, Shehaj që kërkon “logjikën” e qytetarëve për të kuptuar burimet e financimit. Nga ana tjetër, Lapaj që nënvizon se kush harxhon miliona, “me siguri ka dorën në thesin e të tjerëve.”

Ku i gjejnë lekët partitë e reja? A pergjigjet dikush për transparencën e tyre?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme