Kronika 13 December 2024, 13:03 Nga VNA

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Rexhe Byberit për zbutjen e masës së sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Rexhe Byberit për

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sot kërkesën e Rexhe Byberit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” me një masë më të lehtë.

Njoftimi

1. Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me

objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga

neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të

Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me

një masë më të lehtë”

.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në

nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:

1. 2. 3. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt:

“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga

neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë

06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në

ligj dhe prova.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të

Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, më datë 13.12.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme