Kronika 12 December 2024, 18:29 Nga VNA

Në konteinerët e kompanisë së tij u gjetën 613 kg kokainë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt

Ndaje në Whatsapp
Në konteinerët e kompanisë së tij u gjetën 613 kg

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Arbër Çekaj. Pronari i kompanisë “Arbi Garden” ka mbetur i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Çekaj u dënua me 21 vite burg, por për shkak të përdorimit të gjykimit të shkurtuar, ai ka përfituar një ulje të dënimit prej një të tretës, duke u detyruar të vuajë 14 vite burg.

Ai e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarjen e vitit 2018, kur brenda një konteineri bananesh u zbuluan 613 kg kokainë që ishin transportuar nga Kolumbia përmes Italisë dhe arritën në Portin e Durrësit, për t'u transferuar më pas në magazinën e tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme