Kronika 11 December 2024, 13:03 Nga VNA

Ambasada Britanike uron Altin Dumanin: Sukses në luftën kundër korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
Ambasada Britanike uron Altin Dumanin: Sukses në luftën kundër

Ambasada Britanike në Tiranë ka uruar Altin Dumanin, kreun e SPAK, për çmimin prestigjioz “Kampion Kundër Korrupsionit” të akorduar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Ky çmim prestigjioz nxjerr në pah përpjekjet e jashtëzakonshme të z. Dumani në drejtimin e punës së SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar – kjo është thelbësore për progresin e reformave të Shqipërisë dhe për të siguruar besimin e qytetarëve të saj,” deklaroi ambasada në një njoftim zyrtar.

Sipas ambasadës, nën drejtimin e tij, SPAK ka vepruar “me integritet, përgjegjshmëri dhe në interes të shtetit ligjor,” duke ofruar një performancë të qëndrueshme dhe të suksesshme në trajtimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe grupeve kriminale.

Mbretëria e Bashkuar riafirmoi mbështetjen për SPAK-un dhe reformat në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar angazhimin e saj për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme