Kronika 11 December 2024, 12:30 Nga VNA

Fundi i hetimeve për kryetarin dhe nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, akuzohen për “shpërdorim detyre”

Ndaje në Whatsapp
Fundi i hetimeve për kryetarin dhe nënkryetarin e Bashkisë

Hetimet për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja kanë përfunduar. Dy zyrtarët përballen me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, një akuzë që pritet të konfirmohet më 13 dhjetor nga Gjykata e Posaçme.

Sipas vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme, ndaj të dyve është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Hetimet nga SPAK zbuluan se Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin lidhur me ndërtimin e dy rrugëve, duke shkaktuar një dëm prej 277.6 milionë lekësh në buxhetin e shtetit.

Në qendër të çështjes është miratimi i projektit të rrugës “Stacioni i Anijes Palç - Guri i Lules”, një ndërtim 3.2 kilometra i gjatë, prej të cilit 80% kalon në rrugën ekzistuese këmbësore. SPAK pretendon se miratimi i këtij projekti është kryer në kundërshtim me ligjin, duke sjellë pasoja të rënda financiare për shtetin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme