Kronika 11 Dhjetor 2024, 11:45 Nga VNA

Çfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese? Përplasja me Gjykatën e Lartë për mandatin e Holta Zaçajt/ VNA shpjegon konfliktin

Ndaje në Whatsapp
Çfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese? Përplasja me

Pa kaluar as 12 orë, nga momenti kur Holta Zacaj doli mbi Kushtetutën duke e zgjatur afatin e qëndrimit në detyrë si anëtare e gjykatës Kushtetuese deri në fund të 2025, gjykata e Lartë reagoi dhe shpalli vakancën.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë si organ i emërtesës, e bëri të qartë që mandati i Zacajt si anëtare e gjykatës Kushtetuese, përfundon me 10 mars 2025 dhe për këtë shkak 3 muaj përpara sikurse parashikohet nga Kushtetuta dhe ligji shpalli vakancën.

Do duhet të ishte vetë Holta Zacaj, e cila ditën e djeshme, pra datë 10 dhjetor të thërriste mbledhjen dhe gjyqtarët kushtetues, të deklaronin përfundimin e mandatit të saj dhe të njoftohej Gjykata e Lartë për vakancën e krijuar.

Sepse zonja Zacaj pasoi ne detyrë Vitore Tushën dhe emri i saj përfshihej në skemën e parashikuar në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, dhe më pas në ligjin për organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese, skemë e cila garantonte përtëritjen e gjykatës cdo 3 vjet me nga 3 anëtarë.

Por, kryetarja e gjykatës nuk veproi në këtë mënyrë, por deklaroi se mandati i saj përfundon në fund të 2025 dhe se do ti drejtohej Komisionit të Venecias për opinion, kur në fakt po ky komision kishte mbështetur formulën për përtëritjen e kushtetueses. Pra, zonja Zacaj pasoi Vitore Tushën  në detyrë dhe për shkak që të garantohej skema e përtëritjes mandati i saj dhe dy anëtarëve të tjera u kufizua nga 9 vite, në 8 vjet. Për rrjedhojë mandati i saj përfundon në 10 mars 2025.

Dhe zonja Zacaj e dinte më së miri këtë fakt, thjesht vendosi të injoronte Kushtetutën, në një kohë që ajo dhe kolegët duhet të bëjnë interpretim të saj.

“Mbledhja e Posacme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë më datë 16 janar 2023 zgjodhi znj.Holta Zacaj si anëtare të Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant që ishte krijuar për shkak të përfundimit në datë 10 mars 2017 të mandatit të znj.Vitore Tusha, si gjyqtare në detyrë, vijonte të ushtronte mandatin deri në zëvendësimin e saj. Pra, bazuar në nenin 197 pika 3 të Kushtetutës, znj.Holta Zacaj, që zëvendësoi znj.Vitore Tusha do të qëndronte në detyrë deri në mars të 2025. Koha e përfundimit të mandatit të gjyqtarit zëvendësues në mars të 2025 është bërë publike, në njoftimet e kryera nga Gjykata e Lartë për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen e anëtarit të gjykatës Kushtetuese. Bazuar në këto njoftime, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për këtë vend vacant janë informuar për kohëzgjatjen e mandatit”, thekson gjykata e Lartë. Teksa shpall vakancën, gjykata supreme i kujton zonjës Zacaj se ndryshe nga se ajo e ka ditur, se mandati i përfundon në 10 mars 2025. Por, duket se kur cështjet janë personale dhe i prekin direkt ata, edhe gjyqtarët kushtetues, mbyllin sytë dhe e lexojnë si duan Kushtetutën dhe ligjin.

Në kushtet kur Holta Zacaj se kreu detyrën qe e ngarkon Kushtetuta, kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi vendosi të shpallë vakancën dhe ftoi të gjithë të interesuarit të paraqesin kandidaturat. Afati I pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit dhe më pas gjykata e Lartë ja përcjell listën KED për të vlerësuar kushtet dhe kriteret e emërimit të tyre në gjykatën Kushtetuese.

Duket se “kryengritja” e zonjës Zacaj merr fund këtu, por problem mbetet gjetkë. Te kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila pas dorëheqjes së anëtares Elsa Toska, parlamenti shpalli vakancën për një mandat të pjesshëm deri në vitin 2028, në një kohë që mandati i saj hynte në grupin e 3 mandateve, që duhet të përfundojnë në vitin 2025. I takon tashmë politikës të reagojë menjëherë dhe të mos shkelë Kushtetutën, pasi në këtë mënyrë cënohen balancat në Gjykatën Kushtetuese.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme