Kronika 10 December 2024, 11:46 Nga VNA

Zbardhet ngjarja tek “Asllan Rusi”, dy të mitur të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet ngjarja tek “Asllan Rusi”, dy të mitur të

Policia e Tiranës ka zbardhur përleshjen e ndodhur ditën e djeshme pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ku mbetën të plagosur dy të mitur, 10 dhe 14 vjeç.

Nga hetimet e kryera, janë proceduar penalisht tre të mitur të tjerë, të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, i cili eskaloi në dhunë fizike.

Njoftimi

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre. Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop)”, njoftoi sot policia.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme