Kronika 8 December 2024, 13:39 Nga VNA

Sot, 4 vite nga vrasja e Klodian Rashës: Pse hesht drejtësia? Kush tentoi të manipulonte ngjarjen?

Ndaje në Whatsapp
Sot, 4 vite nga vrasja e Klodian Rashës: Pse hesht drejtësia? Kush

Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me plumb pas shpine nga një oficer policie në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit 2020. Krimi tronditës, që përgjak ditën e Rinisë, ndodhi në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, pasi një patrullë policie i bëri thirrje Rashës të ndalonte, me argumentin se kishte shkelur kufizimet e pandemisë së COVID-19, që ndalonin lëvizjet pas orës 22:00.

Për vrasjen e Klodian Rashës është dënuar me 18 vite burg oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 12 vite burgim. Aktualisht, dosja e çështjes pret shqyrtim nga Gjykata e Lartë.

Sot mbushen 4 vite nga vrasja e një të riu, ëndrrat e të cilit u ndërprenë brutalisht në lulen e rinisë, pa bërë asnjë faj. Megjithatë, drejtësia ende nuk ka arritur të zbulojë dhe ndëshkojë ata që tentuan të manipulojnë këtë ngjarje të rëndë.

Pyetjet që mbeten pa përgjigje

Kush e hodhi pistoletën pranë vendit ku u qëllua Klodian Rasha? Ky veprim, i kryer për të fshehur të vërtetën dhe për të krijuar idenë se viktima ishte i armatosur, ishte një përpjekje për ta bërë atë të dukej fajtor. E vërteta, megjithatë, është se Klodian Rasha nuk kishte armë me vete, dhe ky fakt tronditës dëshmon për një tentativë të hapur të Policisë së Shtetit për të manipuluar krimin.

Përgjegjësit në liri, e vërteta e paqartë

Sot, pas 4 vitesh, askush nga ata që orkestruan dhe kryen manipulimin nuk është përballur me drejtësinë. Ndërkohë që ata janë të lirë, Klodian Rasha nuk jeton më.

Në këtë ditë simbolike për të rinjtë, autoritetet kanë detyrimin moral dhe ligjor të reflektojnë dhe të nxjerrin në dritë të vërtetën mbi vrasjen e Klodian Rashës dhe përpjekjet për ta fshehur atë. Drejtësia për Klodianin është ende një borxh i papaguar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme