Kronika 7 December 2024, 16:58 Nga VNA

Po kryenin marrëdhënie kundrejt pagesës në makinë kur klienti ndërroi jetë, gjykata lë në qeli 37-vjeçaren

Ndaje në Whatsapp
Po kryenin marrëdhënie kundrejt pagesës në makinë kur

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Vahide Shulin, 37-vjeçaren nga Librazhdi, e akuzuar për ushtrim prostitucioni. Ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë në ngjarjen tragjike, ku vetëm tre ditë më parë, në një mjet, u gjet i pajetë shtetasi 47-vjeçar Çelnik Malçellari.

Sipas policisë, Malçellari dhe Shuli kishin kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, dhe ekspertiza mjekoligjore ka treguar se shkaku i vdekjes së tij ka qenë hipertensioni.

Viktima punonte në një Fast-Food në Korçë, ndërsa 37-vjeçarja jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira. Ata u takuan në një rrugë të qytetit, ku gjatë marrëdhënies seksuale, viktima ka shfaqur simptoma të rënda si të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Grupi hetimor ka analizuar telefonin e viktimës dhe ka zbuluar bisedën e fundit me Shulin, duke identifikuar atë si personin e pranishëm në mjet. Pas këtij identifikimi, Vahide Shuli u shoqërua në drejtori për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme