Kronika 7 December 2024, 11:38 Nga VNA

Hetuesit e BKH-së qëndruan për dy orë në pritje te dera e vilës së Erion Veliajt. A duhet hetuar kryebashkiaku për pengim të drejtësisë dhe zhdukje provash?

Ndaje në Whatsapp
Hetuesit e BKH-së qëndruan për dy orë në pritje te dera

Për dy orë, oficerët e BKH-së qëndruan në pritje që Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, t’u hapte derën e vilës luksoze në Rezidencën “Kodra e Diellit”, në mënyrë që ata të mund të zbatonin vendimin e Gjykatës së Posaçme. Të premten, Veliaj dhe familja e tij nuk u treguan mikpritës me ata që dikur ai i quante “kolegë”. I lanë atje të prisnin. Arsyet mund të jenë të shumta, por natyrshëm lindin dyshime dhe shumë pyetje.

Çfarë ndodhi përgjatë atyre dy orëve? A u përpoq Ajola Xoxa të zhdukte prova në celularin e saj dhe në ambientet e qendrës “Harabel”? Po vëllai i kryebashkiakut Veliaj, Arbri, në shtëpinë e të cilit gjithashtu u ushtrua kontroll, a u përpoq të “pastronte” shtëpinë përpara se hetuesit e BKH-së të hynin në ambientet e saj?

Por nuk mbaron këtu. Askush nuk i dha përgjigje pyetjes se pse Alb Dabulla, botues i gazetës Dita, i njohur për sulmet e tij kundër të gjithëve që kritikojnë Erion Veliajn, u pa në derën e vilës së kryebashkiakut?

Erion Veliaj ndodhej në Hamburg ditën e djeshme. Ai u kthye thuajse në mbrëmje. Reagimi i tij i parë ishte për bastisjet e SPAK-ut. Ai sulmoi mediat dhe opozitën, por nuk tha asnjë fjalë për faktin që BKH-ja u la të priste te dera për 120 minuta. Para se të fillojë akuzat ndaj kujtdo, Veliaj duhet të japë shpjegime lidhur me këtë situatë dhe më tej për hetimet që po kryhen ndaj tij. Sepse vetëm dje ai u dorëzua dhe pranoi se është nën hetim pasuror së bashku me familjen.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës detyrohet të japë shpjegime pse injoroi autoritetin e Prokurorisë së Posaçme, kjo e fundit duhet të hetojë për pengim të drejtësisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme