Kronika 7 December 2024, 11:27 Nga VNA

U kapën duke transportuar 21 kg eksploziv në Fier, Prokuroria dërgon për gjykim tre personat

Ndaje në Whatsapp
U kapën duke transportuar 21 kg eksploziv në Fier, Prokuroria

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona, A.M., E.C., dhe A.M., të akuzuar për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake në sasi të mëdha.

Hetimet zbuluan se të pandehurit transportuan 21 kg eksploziv në Fier, duke përdorur mjete të trafikuara dhe me shasi të falsifikuar. Lënda eksplozive dhe 3 bidona me benzinë u kapën nga policia pranë një rrethrrotullimi në Vajkan. Të akuzuarit dyshohen edhe për përfshirje në ngjarje të tjera të rënda kriminale. Prokuroria thekson angazhimin për të vënë përpara drejtësisë autorët e veprave penale që rrezikojnë rendin dhe sigurinë publike.

Njoftimi i policisë:

Transportonin 21 kg lëndë eksplozive, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre shtetasit A.M, E.C dhe A.M

 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre shtetasit A.M., E.C., dhe A.M. për ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit’ e kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha, parashikuar nga neni 278/6 i Kodit Penal.

 Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1070, i kryer në bashkëpunim me policinë gjyqësore, rezultoi se shtetasi A.M u kap nga policia gjyqësore në flagrancë në fshatin Vajkan, të qarkut Fier, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”. Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tjerë ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nga hetimet rezultoi se të tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetërin, më datë 28.09.2023 kanë poseduar dhe trasportuar lëndën eksplozive prej 21 kilogram e 265 gram në qytetin e Fierit. Të pandehurit, janë të dënuar më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në  ngjarje të rënda. Pas kryerjes sëveprime të plota, organi i akuzës ka arritur të provojë se tëpandehurit kanë konsumuar plotësisht veprat penale për tëcilën akuzohet dhe për këtë shkak ka përpiluar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme