Kronika 6 Dhjetor 2024, 18:08 Nga VNA

Përfituan miliona euro me mashtrime në Call Center, GJKKO dënon me 10 vite burg dy autorët

Ndaje në Whatsapp
Përfituan miliona euro me mashtrime në Call Center, GJKKO dënon

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar shtetasit Irisa Puca dhe Adrian Korriku me nga 10 vite burg (6 vite e 8 muaj, pasi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar) për ‘mashtrim kompjuterik’ dhe ‘grup të strukturuar kriminal’.

Përmes një njoftimi nga GJKKO, bëhet e ditur se ata do e vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, sipas vendimit të trupës gjykuese me Flora Haredinaj, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri.

Nga hetimet me autoritete gjermane rezultoi se Erlind Çekaj së bashku me Irisa Puca, Endri Bulku dhe Ardian Korra ishin personat prapa platformave mashtruese të kompanisë së IT “PumaTS/SMCompany” të lidhur me kompaninë “Milton Group”. 

Ndërsa Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformave.

Pra, Irisa Puca dhe Adrian Korriku ishin pjesë e grupit të Amant Josifit, ndaj të cilëve SPAK mbylli hetimet më 10 shkurt të vitit 2024.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Adrian Korriku dhe Irisa Puca, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flora Haredinaj, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 73, datë 06.12.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Irisa Puca, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e saj me 10 (dhjetë) vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurës Irisa Puca, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe, dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.

- Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Irisa Puca me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

- Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Irisa Puca, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim.

- Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e ndalimit datë 08.11.2022, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Korriku, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Korriku, për veprën penale

“Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

- Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Adrian Korriku me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

- Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Adrian Korriku, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

- Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit datë 08.11.2022, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

3. Shpenzimet proceduriale, ato gjatë hetimit të çështjes në vlerën **** lekë, të pandehurve Irisa Puca dhe Adrian Korriku u ngarkohen solidarisht me të pandehurit në një proçedim lidhur, nr. 301/1 viti 2021, si dhe ato të gjykimit, sipas formularit bashkëngjitur këtij vendimi, të paguhen në mënyrë solidare nga të pandehurit Irisa Puca dhe Adrian Korriku.

4. Provat materiale, të bashkuara me fashikullin e gjykimit sipas urdhërit përkatës datë 05.02.2024 si dhe çdo provë tjetër materiale të sekuestruar për llogari të këtij procedimi penal të mbahen në ruajtje për llogari të procedimit penal të ndarë.

- Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, më datë 06.12.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme